Festival
2017
Festivali përbëhej nga gjashtë ditë të ndara në katër aktivitete të quajtur: “Shkodra Sounds Corner” (Këndi i tingujve të Shkodrës) dhe “Shkodra Sounds Corner - Round Midnight” (Rreth mesnatës) dhe Rrok Academy.
E reja e këtij edicioni, përveç anës artistike, ishte projekti i integruar brenda “Shkodra Jazz Festival”, “Rrok Academy”, i cili kishte si synim edukimin e brezave të rinj me muzikën jazz, përmes leksioneve intensive të drejtuara nga profesionistë të fushës. Në të morën pjesë rreth 40 nxënës dhe studentë, ndër të cilët një pjesë e tyre ishin zgjedhur nga komuniteti rom dhe egjiptian. Gjuha e muzikës jazz shpreh në vetvete lirinë e mendimit dhe të interpretimit, e përmes saj bashkëveprimi kulturor vjen natyrshëm të ndihmuar nga stafi i Drejtorisë së Kulturës në Bashkinë Shkodër,
Në “Shkodra Jazz Festival” edhe këtë vit u përfshi mesazhi social drejtuar opinionit publik kundër dhunës ndaj gruas me të cilin ne kërkojmë të sensibilizojmë qytetarët që të jetohet çdo ditë si më 25 nëntor në “Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës”, vazhdimsi e veprës së filluar ne edicionin e një viti më pare e projektit të artistit ndërkombëtar, Davì Lamastra, të ndihmuar nga stafi i Drejtorisë së Çështjeve Sociale në Bashkinë Shkodër. Në ambiente e kinema Millennium dhe pranë Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” u shfaqën firmat e mledhura gjatë takimeve ne “Shkodra Sounds Corner”.
Koncertet u zhvilluan ne dy sheshet kryesorë të qytetit, sheshin “Nënë Tereza” dhe ai perpara bashkisë, më pas në lokalet e qytetit u luajtën “jam session”.
Impakti i koncerteve në rrugët e qytetit ishte shumë pozitiv, jo vetëm për klimën që krijoi, por edhe për numrin e madh të pjesëmarrësve që e ndoqën.