Festival
2016
Festivali përbëhej nga tre ditë të ndara në gjashtë aktivitete të quajtur: “Shkodra Sounds Corner” (Këndi i tingujve të Shkodrës) dhe “Shkodra Sounds Corner - Round Midnight” (Rreth mesnatës). Ky ishte një edicion special, dedikuar princit të jazz-it shqiptar, Markelian Kapidani.
Takimi i parë u zhvillua në ambjentet e Kinema “Millenium, ku u prezantua përmbajtja e “Shkodra Jazz Festival”, edicioni i shtatë, për median dhe publikun. E reja e këtij edicioni, përveç anës artistike, ishte përfshirja si pjesë e “Shkodra Jazz Festival” e projektit të artistit ndërkombëtar, Davì Lamastra, i cili po punon mbi veprën e artit në progres të titulluar “Requiem 4 Mariposas³”, kushtuar sensibilizimit kundër dhunës ndaj grave. Qyteti i Shkodrës, u zgjodh nga vetë artisti, si një vend ku bashkëjetesa mes komuniteteve të ndryshme fetare dhe sociale është një shembull shumë i mirë.
Pianisti shkodran Markelian Kapidani, i shoqëruar nga grupi i tij, mbajti koncert dhe master class, në sallën e koncerteve “Gjon Kapidani” të shkollës artistike “Prenkë Jakova”.
Artisti Davì, ishte në ambjentet e Bashkisë Shkodër për mbledhjen e firmave dixhitale nga zyrtarë dhe qytetarë që ju bashkuan projektit “Firmos edhe ti kundër dhunës”, i ndihmuar nga stafi i Drejtorisë së Çështjeve Sociale në Bashkinë Shkodër.
Grupet Jazz luajtën muzikë jazz në skenën e Teatrin “Migjeni” dhe më pas në lokalet e qytetit u luajtën “jam session”.
I GRUPPI CHE PARTECIPANO
MARKELIAN KAPEDANI
scheda
Organizatore generale
Shoqata kulturore “Rrok Jakaj”
Organizatore del festival
Optional Music International
Direzione e Produzione Artistica
Florian Jakaj
Coordinatore
Ardian Dodani, Arjan Stajka
Stage Manager/ Grafica
Labeat Jakaj